Javën e zbritjeve për “Black Friday” edhe kësaj here kompanitë e ndryshme kanë bërë ofertat e tyre me zbritje të mëdha. E një ndër to është edhe Comodita Home.
Emisioni 7 Ditë me Panxhën ka vizituar këtë kompani dhe e ka parë se si është një ditë pune aty, në këtë kohë kur fluksi i punës është shumë i madh.
Si bëhet porosia, si funksionon Qendra e Thirrjeve e si dërgohen produktet te klientët janë paraqitur në këtë emision.
E, menaxhimi i shitjeve gjatë periudhës së festave është një sfidë në vete, Arlinda Krasniqi menaxhere e shitjes në Comodita tregoi se kjo është periudha më e ngarkuar e vitit, duke treguar se kanë rreth 4,000 produkte.
“Porosia fillon prej këtu, prej agjentëve të shtijës, këtu vjen thirrja, këtu kryhet porosia nga klienti. Vendoset në sistemin përkatës, vazhdojnë në magazinë, atje është një ekip tjetër që i pret porositë dhe shkojnë transporti”, tregoi Krasniqi për ciklin e shitjeve.
Ndërsa, Diellza Boshnjaku, e cila merret me Marrëdhënie me Publikun në Comodita, tregoi se gjatë kësaj kohe ata kanë pranuar porosi të shumta, për shkak edhe të zbritjes së madhe që kjo kompani ofron.
Dyshekët, jastëkët, jorganët e shumë produkte të tjera shtëpiake, gjenden në Comodita, me të cilat kompletohet një shtëpi.