Site icon Telegrafi

Nga Beogradi, Milenko arsyetohet për sulmin ndaj gazetarit Jovanovski (Foto/Video)

Mbrëmë një i ri e kishte ofenduar dhe e kishte pështyrë në fytyrë gazetarin Borjan Jovanovski të cilin edhe e kishte akuzuar si tradhëtar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Sulmohet gazetari Borjan Jovanovski (Foto/Video)

Jovanovski me një postim në Facebook për këtë sulm e kishte akuzuar gazetarin kontroverz, Milenko Nedellkovski për porositjen e sulmit.

Nga ana tjetër, është prononcuar edhe Nedellkovski i cili e ka hedhur poshtë këtë akuzë duke i’a përmendur Jovanovskit diskutimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian, ku sipas tij, e kanë mundur me argumente gazetarin Jovanovski. /Telegrafi/

Exit mobile version