Telegrafi

Nga Bayerni tregojnë se a do të rinovohet kontrata e Leroy Sane

Leroy Sane është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Bayern Munich deri më tash këtë sezon, duke u paraqitur në mënyrë fenomenale në të dy krahët e sulmit. Duket sikur kjo formë e mirë do t’i shpërblehet me rinovim të kontratës me kampionët aktual të Gjermanisë.

Christoph Freund konfirmoi se klubi dëshiron të zgjasë kontratën e Leroy Sane: “Ne sigurisht që do të mbajmë bisedime në javët e ardhshme. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i mirë, një lojtar kyç  dhe do të ishte mirë nëse ai do të qëndronte në Mynih për një kohë të gjatë”.

Në fillim të këtij viti kishte zëra që raportonin se Sane do të qëndronte në Bayern të paktën deri pas Euro 2024 në Gjermani dhe më pas do të vendoste nëse do të kërkonte një transferim diku tjetër, por tani ai ndoshta do të qëndrojë.

Lexo po ashtu Tuchel i pakënaqur me vendimin e Gjermanisë për të luajtur në Amerikën e Veriut

Leroy Sane këtë edicion të ri të garave ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje në Bundesliga, teksa një tjetër ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari u transferua tek bavarezët në vitin 2020 pas një aventure katër vjeçare me Manchester Cityn në Ligën Premier, për shumën e 49 milionë eurove.

Kjo nuk ishte hera e parë që Sane luan në Gjermani pasi që ai më herët ishte pjesë e Schalke 04 me fanellën e të cilëve shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime./Telegrafi/