Telegrafi

Nga azilant në gjyqtar futbolli në Gjermani, kjo është jeta e të riut nga Tirana

Gjatë dy vjetëve të fundit qytetarët e larguar nga Shqipëria drejt vendeve të zhvilluara të Evropës për të kërkuar azil janë të shumtë.

Por, rastet e veçanta të shndërrimit nga një askush në dikush në shtete të zhvilluara në një hark kohor të shkurtër kanë qenë të rralla për profesione të ndryshëm.

Dallim së fundmi përbën i riu nga Tirana, Besmir Rexhmati. Prej 15 muajsh djaloshi 18-vjeçar ka emigruar në Gjermani, ku është aktivizuar me skuadrën FC Galaxy, ndërsa në rrethinën e Steinfurt mund të quhet arbitri i parë me origjinë të huaj, transmeton newsport.al.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja gjermane “Westfalische Nachrichten”, e cila pohon se Rexhmati vjen nga azili.

Gjyqtari Lehrwat Christian Schmees ishte skeptik për shkak të problemeve me gjuhën e folur dhe të shkruar gjermane të djaloshit nga Tirana, por ai tashmë ka kaluar me sukses provimin dhe ka kaluar testin përfundimtar për arbitër futbolli.