Ka përfunduar një tjetër vikend në kampionatet evropiane të futbollit, ku nuk kanë munguar paraqitjet e mira të futbollistëve kosovarë.
Donis Avdijaj ka qenë fantastik për skuadrën e tij Hartberg në fitoren 1-2 në udhëtim te Altach.
Sulmuesi dardan ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër duke marrë notë 8,2 nga SofaScore.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Vedat Muriqi përkundër që nuk shënoi ose asistoi në barazimin që Mallorca e mori 1-1 në udhëtim te Deportivo Alaves.
Muriqi luajti 90 minuta teksa kishte tre pasime kyçe, dy driblime dhe 21 duele në ajër.
Ermal Krasniqi realizoi gol sërish, por Rapidi i tij pësoi humbje 3-1 nga Poli Iasi. Reprezentuesi kosovar mori notën 7,7 ku përveç golit të shënuar pati edhe dy goditje brenda kuadratiti si dhe tre pasime kyçe.
Me nota të larta 7,7 u vlerësuan edhe Florent Hadergjonaj i Alanyaspor dhe mbrojtësi tjetër anësor Bashkim Ajdini që luajti 89 minuta për Osnabruckin në fitoren 1-0 ndaj Hannover 96. /Telegrafi/