Janë zhvilluar ndeshje shumë interesante natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan, NBA.
Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, teksa para tifozëve të tyre kanë mposhtur Houston Rockets.
Kampioni në fuqi i NBA, Milwaukee Bucks ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi, derisa Brooklyn Nets kanë fituar në Barcleys Center përballë Detroit Pistons.
Si çdo natë, edhe mbrëmë ka pasur aksione të jashtëzakonshme në ndeshjet e NBA.
Vendi i parë i ka takuar LeBron James që me një ngulitje fantastike ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë në Staples Center.
Aksione të bukura janë edhe asistimi magjik i Luka Doncic, ngulitja e Russell Westbrook apo edhe ajo e Giannis Antetokounmpo. /Telegrafi/