Telegrafi

Nga asistimi fantastik i Andre Iguodala te aksioni i mrekullueshëm mes Ball e Bridges – top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar nëntë ndeshje xhiron e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që vëmendja kryesore ishte në United Center, ku u takuan Chicago Bulls me Golden State Warriors e ku triumfuan mysafirët me 42 pikë diferencë.

NBA tani ka publikuar edhe top 10 aksionet më të mira nga palestrat amerikane.

Veterani Andre Iguodala zë vend me një asistim magjik në sfidën ndaj Bulls.

Teksa pozita e parë shkon për aksionin e Charlotte Hornets, kur Ball vodhi topin dhe dha një asist të bukur për Bridges i cili me një ngulitje fantastike e përmbylli aksionin. /Telegrafi/