Telegrafi

Nga asisti për Salah, deri te festa për golin e ‘çmendur’ – Alisson ishte i papërmbajtshëm ndaj Unitedit

Alisson Becker kishte një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit.

The Reds dhe Djajtë e Kuq u përballën në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, e që djelmoshat e Jurgen Klopp morën tri pikë të arta.

Virgil Van Dik e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 14-të nga një asistim i Trent Alexander-Arnold.

Lexo po ashtu Van Dijk shënon gol të bukur me kokë në portën e Manchester Unitedit

Por, portieri brazilian e mori më pas të gjithë vëmendjen në këtë derbi me asistimin që bëri për Mohamed Salahun.

Lexo po ashtu Firmino shënon gol fantastik, por goli u anulua shkaku i ndërhyrjes së mëparshme të Van Dijk në De Gean

Alisson Becker priti një gjuajtje të Juan Matas në fund të takimit, duke asistuar më pas të egjiptiani që e mposhti me gjakftohtësi David de Gean.

‘Gardiani’ i Liverpoolit menjëherë shkoi të festonte me bashkëlojtarët për golin e shënuar, e që fal tij edhe u siguruar fitorja e gjashtë herë kampionit evropian. /Telegrafi/