Zakonisht kur përmendet fjala manikyr ose pedikyr, vëmendja menjëherë pasohet te femrat.
Por në fakt viteve të fundit, është bërë ‘trend’ edhe te meshkujt që të rregullojnë thonjtë – dhe kjo ka ndodhur me disa prej meshkujve të famshëm të Hollywoodit.
Në fakt, manikyri te meshkujt del të jetë i vjetër 3200 vite para lindjes së Krishtit, ku pas gërmimit të varreve mbretërore në Ur të Kaldeasve në Babiloninë jugore, raportohet se u zbulua se shumica e burrave gjatë asaj epoke kishin thonj të lyer, me ngjyra të ndryshme që nënkuptonin klasa të ndryshme.
Një trend të tillë të manikyrit viteve të fundit e kanë sjell edhe disa prej reperëve, aktorëve apo këngëtarëve me famë botërore.
Shumica prej fansave ngelën të habitur kur muaj më parë panë se si i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid realizoi manikyr bashkë me të dashurën e tij në të njëjtin vend.
Në vazhdim, ju sjellim disa prej meshkujve të famshëm të Hollywoodit që guxuan dhe lyen thonjtë e tyre në paraqitjet publike. /Telegrafi/