Telegrafi

Nga Antetokounmpo te De Rozan e Booker, momentet më të mira të mbrëmjes në NBA

Mbrëmja e së dielës ka sjellë shumë rezultate befasuese në NBA.

San Antonio Spurs ka pësuar humbje në shtëpi nga Orlando Magic, ndërsa befasi ishte edhe humbja e Philadelphia 76ers ndaj Brooklyn Nets.

Por si gjithmonë nuk kanë munguar aksionet spektakolare në parketet e NBA-së.

Giannis Antetokounmpo është futur në tri raste në mesin e aksioneve më të mira të mbrëmjes.

Një bllokadë monstruoze dhe dy ngulitje fantastike nga Giannis janë futur në mesin e top 10 aksioneve të mbrëmjes.

Me një ngulitje të mrekullueshme është futur edhe DeMar DeRozan.

Ndërkohë aksioni më i mirë është përzgjedhur ai i Devin Booker që me shënimin në sekondat e fundit i siguroi fitoren befasuese Phoenix Suns përballë Memphis Grizzlies. /Telegrafi/