Prostata është gjëndër e madhësisë së arrës të cilën e posedon secili mashkull. Gjendet nën fshikëzën urinare dhe para zorrës së trashë.
Pas moshës 30 vjeçare, ajo fillon të rritet i cili është proces natyral, por tek disa persona mund të çojë në gjendjen e ashtuquajtur Zmadhim Benin i Prostatës, Prostatit etj.
Simptomat janë të ndryshme, duke përfshirë probleme me urinim, urinim mbi 8 herë në ditë, urinim i shpeshtë gjatë natës, ndjenja se do të urinoni përsëri kur posa e keni përfunduar, gjakosje gjatë urinimit, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje gjatë ejakulimit, dhimbje të shpinës, inkontinencë (urinim i pakontrolluar) etj. Shkaktarët nuk janë të qartë, por sipas shkencëtarëve mendohet se mund të jenë problemet hormonale ose trashëgimia.
Përdorimi i suplementeve ka rol të rëndësishëm në këtë patologji, duke synuar të ulin volumin e prostatës, por duhet të kenë edhe veti antiinflamatore, duke bërë kështu lehtësimin e simptomave të pacientit.
Të gjitha këto kritere i plotëson Wellman Prostace, supplement natyral me ektrakte bimore, vitamina e minerale të cilat përmirësojnë dhe parandalojnë simptomat e prostatës, përmirësojnë shëndetin riprodhues mashkullor, por edhe sjellin energji e vitalitet.
Wellman Prostace ka përmbajte të prosteneve, një kombinim superior botanik si betaisosteroli, ekstrakt të farave të kungullit, saw palmetto, acid alfa lipoik dhe likopeneve, së bashku me zink e selen dhe efektin do e vëreni pas një përdorimi prej 2-3 muaj.
Wellman Prostace prodhohet në Angli nga Vitabiotics, një kompani me renome botërore e traditë 50 vjeçare, e që fatmirësisht gjendet edhe në barnatoret në Kosovë.