Site icon Telegrafi

Nga Alepo janë evakuuar rreth 44 mijë persona

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, është shprehur se si rezultat i punës diplomatike intensive nga Alepo janë evakuuar afërsisht 44 mijë persona.

İbrahim Kalın, në rezidencën presidenciale ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke dhënë informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve në Alepo.

“Si rezultat i punës diplomatike intensive të kryer nga Ministria e Jashtme, inteligjenca kombëtare dhe institucionet e tjera në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të opozitarëve kryesisht nga lindja e Alepos brenda tre javëve të fundit janë evakuuar afërsisht 44 mijë persona dhe janë dërguar në Idlib. Aktualisht vazhdojnë punimet dhe është marrë çdo llaj mase për të përballuar nevojat themelore të këtyre njerëzve në Idlib”, u shpreh Kalın.

Exit mobile version