Telegrafi

Nga Afganistani në Londër: Me lojë drejt jetës së re (Video)

Tre djem afganë kanë ndërtuar një jetë të re duke luajtur kriket.

Në periferinë jugore të Londrës, ndeshjet zhvillohen çdo javë për azilkërkuesit e rinj dhe shpesh të traumatizuar, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre kanë ikur nga lufta dhe janë ndarë nga familjet e tyre.

Projekti “The Refugee Cricket” u organizua nga Këshilli i Refugjatëve dhe ofron jo vetëm një shans për të luajtur dhe për të krijuar miq, por edhe për të pasur qasje në këshilla dhe mbështetje teksa ata hulumtojnë sistemin kompleks të azilit dhe ballafaqohen sfidat tjera në shtëpinë e tyre të re

Për më shumë, shikojeni dokumentarin e Guardianit, të realizuar nga Lindsay Poulton. /Telegrafi/