Telegrafi

Nga aeroportet e Maqedonisë, vitin e kaluar kanë udhëtuar 1.8 milionë njerëz

Gjithsej 1.794.376 njerëz në vitin e kaluar kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve ‘Aleksandri i Madh’ në Shkup dhe ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër çka është 15% më shumë në krahasim me 2015 ku janë regjistruar 1.560.381 udhëtarë, informon TAV Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania, sipas njoftimeve, edhe këtë vit planifikon të arrijë rezultate të ngjashme.

Sipas të dhënave, Stambolli (me të dy aeroportet ‘Ataturk dhe Sabiha Goçken) është destinacioni më i frekuentuar nga aeroporti ‘Aleksandri i Madh’ në vitin 2016, me 12.6%, pastaj vjen Cirih i Zvicrës me 10.2%, Viena me 6.3%, Bazeli me 5%, Malme me 4.8% dhe Londra me 4.3%. /Telegrafi/