Telegrafi

Nga 79 rastet e sotme me coronavirus, më shumë se gjysma nga Prishtina

Ka arritur në 2 mijë e 878 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 79 raste të reja.

Gjithashtu, IKSHPK bën të ditur se sot janë shëruar 71 persona, duke çuar në 1 mijë e 577 numrin e e personave të shëruar nga ky virus, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste sot janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 40.

Në komunë e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste.

Komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste.

Me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

Aktualisht në vendin tonë raste aktive janë 1 mijë e 250, ndërkohë IKSHPK vazhdon të bëjë apel që të respektohen masat mbrojtëse ndaj virusit.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”./Telegrafi/