Site icon Telegrafi

Nga 767 raste të reja me coronavirus, 434 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Ka arritur në 784 numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit betejën me virus e kanë humbur tetë pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, po ashtu ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 767 raste të reja nga 2 mijë e 178 testime sa janë bërë, transmeton Telegrafi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Më së shumti raste janë konfirmuar nga komuna  e Prishtinës 434 raste.

Pastaj, Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste.

Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste.

Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste.

Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste.

Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive janë 9 mijë e 418, teksa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/

Exit mobile version