Në 24-orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë konfirmuar 645 raste të reja.
IKSHPK bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive, transmeton Telegrafi.
Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me coronavirus, gjithsej 248.
Pastaj, në Prizren 53 raste.
Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste.
Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste.
Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste.
Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.
IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 618, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/