Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga 61 teste të kryera sot në kryeqytet, gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shumica familjarë të ngushtë të një rasti të djeshëm.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar shërim të shpejtë të gjithëve, duke kërkuar edhe një herë nga qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Ai ka thënë se, pasi numri i vazhdueshëm i ultë i rasteve të reja lejon më shpejt zbutjen e masave.
Në Prishtinë deri sonte janë konfirmuar 65 raste me coronavirus, prej tyre asnjë i shëruar dhe një i vdekur.
Ndërsa në Kosovë u konfirmuan edhe 37 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/