Telegrafi

Nga 600 mijë euro, nëse Spanja fiton KB

Vetëm Argjentina dhe Anglia mund t’i afrohen Spanjës në këtë aspekt. Argjentinasit mund të fitojnë nga 510.000 euro nëse e fitojnë Botërorin, përderisa lojtarët anglezë do të fitonin nga 475.000 euro. Në rast se Italia do ta fitonte Botërorin, futbollistët italianë do të pranonin më pak se gjysmën e bonusit spanjoll – nga 240.000 euro. Brazilianët do fitonin edhe më pak, nga 180.000 euro.

Përfaqësueset tjera, si Franca dhe Gjermania, nëse shpallen kampion do t’u jepnin lojtarëve të tyre nga 390.000, respektivisht 250.000 euro. Kjo lëvizje në Spanjë shihet si jashtëzakonisht kontroverse, kur dihet se shteti Iberik është në krizë ekonomike. /Telegrafi/