Site icon Telegrafi

Nga 581 punonjësve të kopshteve të testuar për coronaviurs, vetëm një është pozitiv

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara, janë kryer 184 teste në kuadër të skriningut në kopshte dhe të gjitha janë negative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto, 112 janë bërë përmes laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik, dhe janë përfshirë 106 persona nga Manastiri dhe 6 persona nga Velesi, ime çka edhe praktikisht fillon testimi i të punësuarve në kopshtet në Veles. 72 punonjës të kopshteve të Shkupit u testuan gjithashtu përmes laboratorit të ASHAM-it.

Sipas raportit të sotëm të ISHP-së, me skriningun e punonjësve në kopshte, i cili filloi tre ditë më parë, janë kryer 581 testime deri më tani, ndërsa është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me Covid-19, të gjithë personat e tjerë të testuar janë negativ për virusin.

Në Manastir, për tre ditë, janë kryer testet e të gjithë 322 punonjësve në kopshte, ku është regjistruar i vetmi rast pozitiv me Covid-19./Telegrafi/

Exit mobile version