Site icon Telegrafi

Nga 557 raste të reja me coronavirus, 217 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 17 persona, derisa janë regjistruar 557 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive, transmeton Telegrafi.

Më së së shumti raste janë konfirmuar në komunën e Prishtinës, gjithsej 217 raste.

Pastaj, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste.

Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste.

Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste.

Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë .

IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 587, derisa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusi. /Telegrafi/

Exit mobile version