IKSHPK, ka njoftuar se në Kosovë kanë rezultuar pozitiv edhe 51 persona të tjerë duke shkuar numri në total 561.
Nga 51 raste me coronavirus 25 prej tyre janë nga Komunat veriore me shumicë serbe.
Po ashtu janë shëruar nëntë persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102).
“Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftim.
Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.
Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.
Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill./Telegrafi/