Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 501 raste të reja me coronavirus.
Prej tyre, 249 janë konfirmuar vetëm në kryeqytet.
Ndërsa rastet tjera pozitive vijnë nga: Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 13 pacientë që ishin të infektuar me coronavirus, duke e çuar kështu në 822 shifrën totale të vdekjeve.
Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.