Telegrafi

Nga 5-11 gushti në 37 lokacione të Shkupit do të mund të hidhen mbetje të ngurta

“Higjiena Komunale” Shkup do të realizojë aksion për deponim falas të mbeturinave të ngurta që nga 5 deri më 11 gushti. Kompania informon se gjithësej në 37 lokacione në të gjitha komunat e Shkupit do të vendosen kontenjerët për mbeturina të përmasave të mëdha. Motivi i këtij aksioni, siç thonë ata është me qëllim që të shmanget imazhi i shëmtuar në lagjet që janë të mbushura me mobilje të vjetra dhe mbeturina të tjera të mëdha. Në ndërkohë shpresojnë që qytetarët të respektojnë rekomandimet e kompanisë.

 HIGJIENA KOMUNALE

“Shpresojmë që në të ardhmen banorët e të gjitha komunave të qytetit të Shkupit t’i respektojnë rekomandimet e kompanisë dhe këtë lloj mbeturinash të mund tí deponojnë në çdo kohë falas në qendrën selektive që gjendet në rrugën Ilindenska, prapa pompës së benzinës Makpetrol”.

Higjiena komunale sqaron se në Komunën e Çarit mbeturinat e ngurta  do të mblidhen  tek kryqëzimi në mes të rrugëve Cvetan Dimov dhe Kosta Abrasheviq, në rrugën Ferid Murad, pranë shkollës së mesme Cvetan Dimov, afër ngrohtores, në rrugën Krste Asenov nr. 5 në kontejnerët pranë çajtores Payton dhe në kryqëzimin ndërmjet rrugës Dijonska dhe rrugës së Brigadës së Dytë Maqedonase.

Në komunën e Butelit do të ketë kontejnerë për mbeturina të mëdha në katër lokacione, Shkupi Veri afër Stokomakut, Buteli 2 në pllajën afër xhamisë, në hyrjen në Radishani, përballë kishës së Shën Gjonit te transformatori në Butel 1. Në Komunën Shuto Orizarë në stacionin e autobusit tek 19 i fundit përballë burgut te “Zhuto Lluks” në parking prapa komunës Shuto Orizar. Në Komunën e Sarajit në stacionin e transportit “Higjiena Komunale” dhe tek lokacioni i komunës së vjetër të Sarajit. Kontenjerë do të ketë edhe në shumë pika të tjera të kryeqytetit. /Shenja