Site icon Telegrafi

Nga 419 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër klinika në Kosovë, 42 janë në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në mesin e 603 pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 42 janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 419 pacientë të shtrirë nëpër klinika e spitale janë të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 369 janë në oksigjenoterapi.

Prej 419 pacientëve, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.

“Bazuar në raportet ditore, 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme. Prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi. Nga numri prej 419 pacientëve, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë. Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitiv, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si COVID-19”, thuhet në komunikatë.

ShSKUK po ashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të ju përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore duke bartur maska dhe respektuar vendimet e nxjerra në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version