Ishte një ndeshje e çmendur ajo në mes Borussia Dortmund dhe Schalkes në Bundesliga.
Në Westfalenstadion u shënuan tetë gola, kjo për rezultatin përfundimtar 4-4.
Pjesa e parë i takoi vendasve të cilët shënuan katër gola me anë të: Pierre-Emerick Aubameyang (12’), pastaj Benjamin Stambouli (autogol, 12’), Mario Gotze (20’) dhe Raphael Guerreiro (25’) dhe me rezultatin 4-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë mysafirët u kthyen fuqishëm duke shënuar katër gola dhe duke e lënë Dormundin të gjuajë vetëm një herë në portën e tyre.
Golat për Schalken i shënuan: Guido Burgstaller (61’), Amine Harit 65’), Daniel Caligiuri (86’) dhe Naldo (90’ + 4’).
Pas kësaj fitore Schalke renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, kurse BVB një pozitë më poshtë me 21 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Schalkes është ndaj Kolnit, kurse Dormundi luan kundër Leverkusenit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wzQEmPN9Shg
https://www.youtube.com/watch?v=TUzjUvwgQS0