Site icon Telegrafi

Nga 362 kilogramë dobësohet në 193 kg

Me vite Jacky ka vazhduar betejën me kilogramët e tepërt, ndërsa pesha ia vështirësonte jetën e përditshme. Por Jacky, e lindur si Rudiger, është përgjysmuar dhe tash peshon 193 kilogramë.

Jacky thotë se s’do të ndalet këtu por do të humb peshë edhe më shumë. “Tash kam një stil krejt tjetër të jetës. Më herët kam jetuar si në kafaz. Nuk mundesha ta kaloja as derën. Më duhej të zgjidhja – jetë ose vdekje!”, thotë Jacky.

Ajo thotë se për tu dobësuar i ka ndihmuar shumë edhe bashkëshorti i saj Ulrike, i cili po ashtu është transeksual.

Jacky para dy vitesh i është nënshtruar operacionit në lukth që tash i ndihmon asaj të hajë më pak. Në fund të qershorit do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version