Site icon Telegrafi

Nga 30 personat që dolën pozitivë me coronavirus, 11 janë nga Suhareka

Nga 30 personat që sot rezultuan pozitivë me coronavirus në Kosovë, numri më i madh i tyre është nga komuna që tanimë po mban vendin e parë me më shumë raste, Suhareka.

11 prej tyre janë nga Suhareka dhe fshatrat e kësaj komune.

I pari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se nuk duhet ta ndalin angazhimin e tyre derisa t’i zvogëlojnë rastet e të vihet situata në kontroll.

“Nga 32 mostra që janë testuar, 11 prej tyre kanë dalë pozitivë, pra janë me Covid-19.
5 raste janë në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 Reshtan dhe 1 në Bukosh”.

“Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontroll, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka shkruar Muharremaj.

Exit mobile version