Dashamirët e gatimit nga 24 dhjetori do të kenë kanalin ekskluziv të dedikuar për shijen e tyre.
Kjo nga se fillon transmetimi i Gurmania Channel, kanalit që ekskluzivisht i dedikohet gatimit.
Gurmania Channel është kanali i parë shqiptar që i dedikohet ekskluzivisht vetëm mjeshtrisë në kuzhinë.
Ky kanal mund të shikohet në platformën Artmotion, në numrin 19.
Kanali Gurmania Channel do të fillojë me emisione që u dedikohen gatimeve të mëngjesit, e më pas drekës e darkës, por natyrisht se nuk do të mungojnë as emisionet e veçanta të deserteve dhe recetave të ndryshme.
Në këto emisione që do të transmetohen në Gurmania Channel do të ketë të ftuar të ndryshëm, përfshirë edhe nga skena e argëtimit dhe e politikës.
Më shumë informacione për Gurmania Channel mund të gjeni në uebfaqen zyrtare dhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/