Kryetari i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Rrahim Pacolli ka dhënë lajmin se nga 20 korriku polisat e sigurimeve mund të merrën online.
Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin sipas Pacollit, janë dakorduar se nga 20 korriku polisat e sigurimit të merren edhe “online”.
“Takim me kryeparlamentarin kadri veselin. Nje vit me heret kemi marre vendim te rendesishem; zvogeluam per 50 perqind kosoton e polisave te sigurise duke respektuar shqetesimin e bashkeatdhetareve. Kete vit, nga 20 korriku, polisat mund te mirren online. Ky ishte vendimi i sotem”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Veseli në shkrimin e tij në faqen e Facebook’ut.
“Pas takimeve me bashkatdhetarët dhe mora shumë lajme për vështirësitë e tyre që shfaqen në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, në takim me Rrahim Pacollin e trajtuam këtë çështje. Vendosëm që nga 20 Korriku, polisat e sigurimit mund të merren online. E falënderova Zyrën e sigurimeve që shfaqi gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët”, ka shkruar Veseli.