Telegrafi

Nga 20 korriku për herë të parë në Gjakovë mbahet Mish-Mish Festivali

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një festival dedikuar prodhuesve vendorë të mishit.

Prodhimet vendore të mishit tash do të kenë një adresë të tyre të promovimit duke filluar nga ky vit më 20 korrik mbahet edicioni i parë i Mish-Mish festival në Gjakovë.

Mish-mish festival do të jetë mbrëmja kulminante e kësaj vere.

Në Gjakovë tek pazari i vjetër nga ora 18:00 e deri në orët e mëngjesit do të ketë argëtim me këngë, valle e harre, shoqëruar me lloje të mishit dhe birra pa fund.

Ndër artistët performues dot ë jenë emra të njohur të skenës së muzikës pop, rock e popullore.

Aleksandër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, Valon Shehu, Nezafete Shala.

Dihet dita edhe data, në Gjakovë do të bëhet festa në festivalin Mish-Mish. /Telegrafi/

artikull i sponsorizuar