Telegrafi

Nga 20 ditë burg për tetë të arrestuar

Në Gjykatën e Tiranës vazhdon dhënia e dënimeve për një pjesë të 113 protestuesve të arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër masa e sigurisë do të vlerësohet nga gjyqtarët e shkallës së parë të Tiranës por në mjediset e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë të hënën se BE-ja nuk duhet të pranojë në Shqipëri një realitet të papranueshëm për botën demokratike dhe të dënojnë dhunën e shtetit i cili vret njerëz të pafajshëm.

Rama ka thënë se Evropa nuk mund të pranojnë që në Shqipëri të mund të ndodhin gjëra që nuk do të pranonin kurrë të ndodhnin në vendet e tyre, në bazë të principeve, vlerave të panegociueshme, që njerëzit vdesin sepse protestojnë ose sepse opozita përkufizohet “bastarde nga qeveria”, raportoi Balkanweb. /Telegrafi/