Site icon Telegrafi

Nga 2 Korriku në Ligën e Dytë të Spanjës

Paraqitjet e tij kanë zgjuar edhe interesimin e mediave të Spanjës.

“Lojtari është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe luan në pozitën e mesfushorit sulmues, por mund të luajë edhe si anësor i majtë. Ai është duke u stërvitur me lojtarët tjerë ku po tregon aftësitë e tij, duke bërë paraqitje të mira, shpejtësi të mirë dhe lojtar me vizion të lojës”, shkroi ditë më parë “lugodeportes.com”.

Gazeta ‘Abc’, bëri të ditur se lojtari do të jetë për disa ditë nën urdhrat e trajnerit Quique Setien dhe në bazë të paraqitjeve, mund të nënshkruajë me skuadrën. Ndërkohë, sipas këtyre portaleve, lojtari para dy ditësh, pas paraqitjeve të bëra, ka zhvilluar biseda me drejtorin sportiv të Lugos, Carlos Mouriz, për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Për Endritin shkroi edhe njëra prej gazetave më të mëdha në Spanjë, ‘Marca’./Telegrafi/

 

Exit mobile version