Site icon Telegrafi

“Nga 19 rekomandimet kundër korrupsionit Maqedonia ka përmbushur vetëm gjashtë”

Christophe Spekbaker, Këshilltar i Lartë Ligjor në GRECO, tha për korrespodentin e AIM-së se konkluzionet e raportit të Grupit të të luftës kundër Korrupsionit do të merren parasysh në Raportin e ardhshëm të Progresit të Komisionit Evropian në Maqedoni dhe se afati i ardhshëm i vendit për t’u përmbushur rekomandimet është 30 qershor 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më sot, vetëm gjashtë rekomandime janë zbatuar, që do të thotë se trembëdhjetë nuk janë ende. Është e qartë se kjo është globalisht e pakënaqshme. Afati i ardhshëm për vendin që ta njoftojë GRECO-n për progresin e saj është 30 qershor 2019. Kjo është më pak se 12 muaj nga tani dhe koha do të kalojë shpejt”, thotë Spekbaker.

Prioritet më i lartë, nuk është vetëm për qeverinë, sepse disa prej këtyre reformave duhet të bëhen nga vetë Kuvendi, është të përshpejtojë ritmin e reformave.

Ajo që mungon në Maqedoni, thotë ai, është “ndryshim i sjelljes”.

Spekbaker kujton se raporti i GRECO do të merret parasysh nga Komisioni Evropian në raportin vjetor të progresit të vendit vitin e ardhshëm, siç ka ndodhur tashmë në vitin 2018.

I pyetur se pse përparimi i tillë është “zhgënjyes” në Maqedoni në luftën kundër korrupsionit, këshilltari thotë se kjo është “pjesërisht” për shkak të krizës së gjatë politike në vend dhe kujton se qeveria nuk është përgjegjëse “e vetme”. /Telegrafi/

Exit mobile version