Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, njoftoi se data kur hyn në fuqi zbatimi i marrëveshjes për kalimit të kufirit Maqedoni – Kosovë me letërnjoftime është 17 prilli.
Hysa në TV21, tha se nga 17 prilli, nuk duhet pasaportë për të kaluar kufirin Maqedoni-Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Maqedoni pa pasaportë, vetëm me leternjoftim” tha ai.
Hysa sqaroi se të premten kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku i kanë informuar se nga ana kosovare gjithçka është e kryer.
“Ndërsa konfirmimi nga autoritetet e Maqedonisë ka ardhur gjatë ditës së sotme”, shpjegoi ai.