Filmi “Gotti”, në të cilin rolin kryesor e luan John Travolta, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 15 qershori.
Drama biografike për John Gottin, liderin kriminal italiano-amerikan të familjes Gambino në New York, është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa shumë shpejt do të nisë të shfaqet edhe për publikun e gjerë.
Pas premierës në Kanë, kritikët e filmit kanë folur rreth skenarit jo dhe regjisë jo të mirë, mirëpo janë pajtuar se ekranizimi i shefit të mafisë është mjaft tërheqës.
Regjinë e këtij filmi e ka realizuar Kevin Connolly, ndërsa pjesë ekipit të aktorëve është edhe ylli shqiptar, Victor Gojcaj.
Shqiptari 35-vjeçar tërhoqi vëmendjen e regjisorit Tony Scott kur filmbërësi ishte në kërkim të ish-kriminelëve njujorkezë për të luajtur rolin e rrëmbyesve të trenit, pikërisht krahas John Travoltas, në filmin e vitit 2009, “The Taking of Pelham 123”. Denzel Washington ishte ylli tjetër në këtë film.
Më vonë, Gojcaj ka luajtur përsëri në filmin e Scott, “Unstoppable” (2010), ku po ashtu rolin kryesor e luan Washington, kurse krahas tij aktron edhe Chris Pine.
https://www.youtube.com/watch?v=JM-0Ywc7wNY
Aktrimi i shqiptarit në filmat me Travoltan vazhdoi edhe në vitin 2014, në filmin “The Forger”, ku luan edhe veterani Christopher Plummer. /Telegrafi/