Telegrafi

Nga 130 raste të reja me coronavirus, 52 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Në Kosovë është duke vazhduar të rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 130 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar se për gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën edhe një person nga coronavirusi, numri i viktimave ka arritur në 657, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 52.

Pastaj, Komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste.

Komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste.

Komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive me virus janë 1 mijë e 695, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/