Site icon Telegrafi

Nga 12 gushti zbatohet marrëveshja Kosovë – Serbi për sigurime

Në Bruksel, sot pas një takimi të gjatë dhe bisedimeve të vështira me ndërmjetësuesit e BE-së dhe sekretares së përgjithshme të Këshillit të Byrove Greet Flore, u dakorduam që implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohje reciproke të policave të sigurimit kufitar të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të fillojë nga 12 gusht i këtij viti, ka njoftuar Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë së sigurime “Siguria” dhe anëtar delegacionit të Kosovës në bisedat me Serbinë për marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk ka lajm rreth kësaj marrëveshje e cila ishte dashur të fillonte së zbatuari më herët.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka marrë pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve, që do të mbahet në Bruksel. /Telegarfi/

Exit mobile version