Site icon Telegrafi

Nga 1 shtatori kartelë “Shkupi” për të gjithë autobusët urban

Nga 1 shtatori tërësisht do të tërhiqen biletat prej letre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë qytetarët të cilët shfrytëzojnë transportin publik, detyrimisht do të duhet ta shfrytëzojnë kartelën e personalizuar ose jo të personalizuar “Kartela e Shkupit“, e cila do të vlejë edhe për autobusët publik shtetëror edhe ato privat.

Në këtë mënyrë do të përshpejtohet transporti me autobusë, ndërsa qytetarët do të kursejnë, kohë, para dhe nerva, thonë nga qyteti i Shkupit.

Ndryshe çmimet e shërbimeve të NPT – Shkupi dhe të transportuesve privat do të barazohen./Telegrafi/

Exit mobile version