Site icon Telegrafi

Maqedoni: Nga 1 qershori “shkrijnë” çmimet e “ngrira” të produkteve ushqimore, mund të ketë rritje drastike të çmimeve

Një goditje e re e rritjes së çmimeve pritet të ndodh nga 1 qershori.

Pra, nga java e ardhshme, disa çmime të produkteve ushqimore do të rriten, sepse do të “shkrihen” çmimet e produkteve që “u ngrinë’ muaj më herët, dhe deri në këtë moment nuk ka njoftime për “ngrirje” të reja.

Ekonomia vazhdimisht ka alarmuar se mbajtja artificiale e çmimeve të ngrira nuk është një masë e mirë, sepse lëndët e para po shtrenjtohen në tregun botëror, ndaj pas shkrirjes së çmimeve do të ketë një rritje drastike të çmimeve të produkteve në vendin tonë.

Ndërkohë, e fundit është industria e mishit e cila njofton rritje 20% të çmimit të produkteve të mishit, nëse Qeveria nuk e zgjat masën 0% doganë për importin e mishit.

Nëse qeveria qëndron nuk jep shenja pozitive ndaj kësaj kërkese, industria njofton kolapsin e kompanive.

“Nuk kërkojmë ndihmë, as subvencione, por vetëm barazim të kushteve për biznes në vend. Produktet e gatshme hyjnë në vend me doganë zero përqind dhe kur importojmë lëndë të parë për të prodhuar të njëjtat produkte të gatshme, paguajmë 20-30 përqind doganë”, tha kryetari i Grupit për përpunim të mishit dhe produkteve të mishit, Goce Trajçev.

Ai tha se Grupi kërkon përjashtim nga taksat doganore duke ndjekur shembullin e industrive të tjera në vend që përdorin edhe lëndët e para për përpunim.

“Qeveria duhet të çlirojë ekonominë nga politika dhe të mos marrë masa të dëmshme për të dhe që ndikojnë negativisht në buxhet. Nëse dëshiron të intervenojë, atëherë duhet të intervenojë në kategoritë e cenueshme sociale përmes kuponëve për blerje të prodhimeve vendore apo pagesën e tarifave komunale, e jo brenda natës të ndryshojë dispozitat ligjore dhe bazat tatimore apo të ngrijë çmimet”, tha Trajçev.

Exit mobile version