Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se prej 1 qershorit 2020 do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
“Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit. Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do të fillojmë me pranimin e vetëm dy (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në njoftimin për media.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. /Telegrafi/