Këshilltarët në Bashkinë e Shkupit në seancën e 5-të të sotme i shqyrtuan informacionet për gjendjen në Ndërmarrjen Publike “Parkingu i qytetit” Shkup dhe u pajtuan me Vendimin për ndryshime dhe plotësime në çmimoren e shërbimeve të ofruara nga kjo ndërmarrje.
Në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të kompanisë, paraprakisht është marrë vendim për uljen e çmimeve në zonat e parkimit në qytet, i cili u votua sot nga këshilltarët e Bashkisë së Shkupit.
“Me këtë Vendim për ndryshimin e çmimeve të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit”, ulja ka të bëjë me parkimin për një orë në zonat A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonat C dhe D zvogëlohet në 25 denarë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.
Vendimi për uljen e çmimeve për parkim do të fillojë të zbatohet nga 1 mars 2022./Telegrafi/