Site icon Telegrafi

Nga 1 marsi qytetarët e Maqedonisë do të mund të kryejnë pagesat në postë

Drejtori i Përgjithshëm i Postave të Maqedonisë pret që nga 1 marsi të hapen sportelet e Halk Bakës dhe qytetarët do të mund të kryejnë pagesat në postë.

“Marrëveshja është në fazën përfundimtare. Pas miratimit në QEveri, ka disa detaje për të cilat duhet të dakordohemi. Obligimi i bankës është që të fillojë me punë më vonë për dy muaj. Unë besoj se më 1 mars qytetarët do të mund të kryejnë pagesat”, tha Makraduli.

Ai tha se ata si operator universal e kanë për detyrim të kenë 330 pika në Maqedoni dhe ka vendet ku nuk mund të paguani në vend tjetër përveç se bankë.

Ai tha se me një pjesë të bankave kanë marrëveshja që postierët t’i çojnë pensionet dhe ju bëri thirrje edhe bankave tjera ta bëjnë të njëjtën gjë./Telegrafi/

 

Exit mobile version