Konsumatorët do të dinë sa ujë, sa proteina dhe sa aditivë ka në mishin e bluar të paketuar, qebapët gjysmë të përgatitura dhe qoftet që shiten nëpër mishtore.
Sipas Rregullores së re që hyn në fuqi nga 1 maji i këtij viti, në deklaratat e produkteve, krahas proteinave, patjetër duhet të qëndrojë edhe përmbajtja e kolagjenit në proteinat e mishit dhe se a janë përgatitur nga mishi i freskët apo i ngrirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) thonë se nëse këto mishtore dhe industri të mishit prej 1 majit nuk i kanë këto informacione në deklaratat e tyre, sipas Ligjit do të gjobiten prej 500 deri 1500 euro, varësisht nga madhësia e kompanisë.
Nga fillimi i vitit deri tani nuk është dorëzuar asnjë ankesë në AUV për cilësinë e mishit.
AUV ka paralajmëruar kontrolle inspektoriale të përforcuara, përmes së cilave do të konfirmohet nëse respektohen standardet e reja./Telegrafi/