Në pajtim me kalendarin për rritjen e akcizës së cigareve, nga një korriku është paraparë shtrenjtimi i cigareve, për tre denarë në pako, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri, më i lartë, në shitoret anembanë Maqedonisë duhet të fillojë të zbatohet në fillim të verës, nëse prodhuesit nuk vendosin që vetë ta kompensojnë dallimin në çmim.
Kjo është rritja e fundit e çmimit të cigareve për tre denarë në pako. Në pajtim me planin, që nga viti i ardhshëm cigaret do të shtrenjtohen nga katër denarë për çdo vit.
Trendi i këtillë i shtrenjtimit brenda tetë vitesh në mënyrë drastike do ta rris çmimin e cigareve në vend, çmimi i të cilëve pritet të jetë më tepër se 2.5 euro për pako./Telegrafi/