Site icon Telegrafi

Nga 1 janari transporti publik në Shkup do të shfrytëzohet vetëm me bileta elektronike

Bashkia e Shkupi sot ka njoftuar se nga data 1 janar hynë në fuqi Sistemi i Integruar Tarifor i cili vlen për të gjithë transportuesit publik dhe privat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij sistemi, shfrytëzuesit e transportit publik duhet të pajisen me kartelë elektronike. Në komunikatë më tej thuhet se, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Bashkia e Shkupit ka sjellur vendim për periudhë promotive prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë elektronike të blerë të pa personalizuar vijojnë 5 udhëtime falas.

Prej më 1 janar, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë trasportin publik vetëm me kartelë elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version