Qeveria e Maqedonisë ka sjellë një ligj të ri për kryerjen e pagesave nga qytetarët ku në mes tjerash thuhet se qytetarëve nga 1 janari nuk do të ju bllokohen xhirollogaritë nëse të njejtit nuk paguajnë fatura të mbetura për shërbime komunale dhe shërbime tjera publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky ligj nuk vlenë për kompanitë dhe subjektet juridike por vetëm për qytetarët.
Përmbaruesi Gordan Stankoviq thotë se procedura e bllokimit që ishte deri tani do të shfrytëzohet si mundësi paralajmërimi.
Kjo risi në ligjin për shlyerjen e detyrimeve përfshin shërbime si: taksa e radiodifuzionit, pagesa e ujit, mbeturinave, shërbimeve të komunave, parkingjet e qyteteve dhe shërbime tjera që kryhen nga institucione shtetërore.
Me këtë risi është pajtuar edhe Oda e përmbaruesve në Maqedoni./Telegrafi/