Ministria e financave propozon që nga fillimi i vitit të ardhshëm të rriten akcizat e naftës.
Përmes këtij propozimi parashikohet që akcizat të rriten për 3 denarë, apo bashkë me TVSH 3.54 denarë dhe kjo rritje do të përfshij vetëm dizelin, mazutin dhe vajin ekstra të lehtë, por jo dhe benzinën.
Përndryshe, përveç derivateve në Maqedoni pritet të rriten edhe TVSH-ja në proporcion që nuk është vendosur ende. /Telegrafi/