Telegrafi

Nga 1 janari 2009 do të fillojë zbatimi i normave të reja tatimore

Sipas Ligjit mbi të ardhurat personale, do të zbatohen tri shkallë tatimore, për të ardhurat prej 0 deri në 80, shkalla tatimore do të jetë zero, prej 80 deri në 250, tatimi do të ulet prej 5 në 4 për qind, për të ardhurat prej 250 deri në 450 tatimi do të ulet nga 10 në 8 për qind, kurse të ardhurat mbi 450 euro do të tatimoren 10 për qind, nga 20 sa ka qenë deri tani.

Tatimi në të ardhura të korporatave do të zvogëlohet nga 20 në 10 për qind, por Tatimi në Vlerë të Shtuar do të rritet nga 15 në 16 për qind.

Këto tri ligje, janë miratuar nga Parlamenti, por presin vetëm nënshkrimin e Kryetarit të vendit, Fatmir Sejdiu.

Këto ndryshime janë iniciuar me kërkesë të komunitetit të biznesit, dhe sipas zyrtarëve vendorë, janë përafruar me tatimet e vendeve të rajonit./rtklive/