Fondacioni Golden Eagle dhe kompania Frutex, gjatë vitit 2020 kanë lansuar fushatën “1 cent për bamirësi”, ku për çdo produkt të shitur Relax janë ndarë nga 1 cent.
Kjo ka ndikuar që gjatë tërë vitit 2020 të akumulohen mjete prej 131,713 euro!
Me këto mjete, fondacioni i ka ndihmuar qindra familje dhe persona në nevojë.
Përveç se me këto para janë ndërtuar shtëpi për persona në varfëri të skajshme dhe pa strehë mbi kokë, nga këto para gjithashtu janë ndarë mjete për shërim të plot personave, janë shpërndarë qindra pako ushqimore dhe janë përkrahur me mjete mbrojtëse stafi mjekësor në shumë qendra mjekësore e spitale të Kosovës.
Fondacioni “Golden Eagle” vazhdon pa ndërprerë të ndihmojë në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të qytetarëve.